“Efekti Rama”, Qeveria serbe 430 mijë euro ndihmë për Preshevën

Nis të konkretizohet angazhimi i qeverisë serbe, pas vizitës në Beograd të Kryeministrit Edi Rama, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.Siç njofton agjencia “Presheva Jonë”. në Bujanoc po qëndron kryetari i Trupit Koordinues i qeverisë serbe opër Luginën, Zoran Stankoviç, me bashkëpuntorë për të diskutuar zhvillimin për punësim dhe mbi nevojat e ndihmave dedikuar nderrmarjeve të vogla dhe mesme ne Luginen e Preshevës.Pavarësisht nga buxheti i planifikuar qeveria serbe sot ka ndarë 51 milion dinarë ose 430 mijë euro për 21 kompani në tri komuna, ka njoftuar z.Stankovic.Në këtë eveniment me rastin nadarjeve te këtyre fondeve të mbajtur në sallën e vogël të Qendrës Kulturore në Bujanoc ishin të pranishëm edhe tre kryetarët e Komunave te Lugines (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës).“Me këtë program, Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit koordinues, tenton të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të komunës, për sipërmarrjen në këtë fushë ka bërë më konkurruese,..” ka thënë Zoran Stankoviç, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe vuri në dukje se konkurenca ka për qëllim per të inkuarajuar perfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm në Luginë.