Komuniteti rom në protestë për mungesën e energjisë dhe faturat afrofe

Protesta e parë për mungesën e energjisë dhe faturave afrofe ka ardhur nga kominiteti rom dhe egjiptian.Me fatura të energjisë elektrike të cilat shkojnë deri në 35 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që banesat e tyre janë shumë të vogla. Përballë kryeministrisë ata kërkojnë që shteti të kthejë kokën e mos të vazhdojë ti lërë në harresë.Kryetari i shoqatës së komunitetit rom dhe atij egjiptian kërkon më shumë mundësi punësimi dhe më shumë të drejta për njërëzit të cilët ai përfaqëson.Disa ditë më parë këtij komuniteti i janë bllokuar edhe karrocat me të cilat ata çdo ditë punonin, me arsyetimin se u rrezikohej jeta pasi ishin mjete jashtë standardeve.