Përmbytja në Lezhë, biznesmeni padit Bordin e Kullimit

Një biznesmen në Lezhë padit Bordin e Kullimit. Motivi është shkatërrimi i biznesit të tij nga përmbytjet, duke e fajësuar se nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e tyre.Përmbytjet i kanë shkatërruar gjithçka që ka ngritur në 10 vite punë në emigracion. Për këtë arsye një biznesmen në Lezhë paditi Bordin e Kullimit në Lezhë.Zef Frroku tregon se puna e 10-viteve në emigracion është shkatërruar brenda natës dhe për këtë fajëson bordin e Kullimit në Lezhë."Një përmbytje e tillë nuk është parë asnjëherë.  Puna e gjithë jetës sime u shkatërrua. Me këto fidanë hanim bukë. Dëmin ende nuk e parashikojmë dot. Eshtë katastrofë natyrale e ndihmaur dhe nga dora e njeriut. Zoti lëshon shiun njeriu i jep drejtimin e duhur," thotë ai.Fshati Lalm i ri në Komunën e Kolshit ku zhvillon aktivitetin e tij ky biznesmen është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Lezhë.Nga vërshimi i përrenjëve malorë janë përmbytur me dhjetra shtëpi si dhe qindra hektarë tokë në këtë fshat.