70-vjetori i Çlirimit, “veshja” e re e Pallatit të Kulturës

Ekspozita e parë për 70-vjetorin e çlirimit është hapur prej disa ditësh tashmë në qendër të kryeqytetit.Teatri i Operas dhe Baletit tashmë ka marrë një pamje të re pasi është veshur me foto të cilat prezantojnë luftën heroike të popullit shqiptar.Por duket se kjo ekspozitë nuk tërheq vëmendjen e kryeqytetasve të cilët nuk hedhin aspak sytë për të parë fotot përmasat e të cilave janë gjigande.Teatri i Operas do të vazhdojë të ruajë këtë veshje deri në 29 nëntor, që është dhe 70 vjetori i çlirimit të vendit.