Propozimi i Kokëdhimës: Hashashi të legalizohet për përdorim mjekësor
Legalizimi i hashashit do të sillte shumë fitime për shqiptarët. Deputeti socialist Koço Kokëdhima i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë që të ndërmerret një nismë për të licensuar mbjelljen e kësaj droge për arsye medicinale duke argumentuar se kjo do të silllte shumë fitime. Koço Kokëdhima: Ju shkon mendja ju që ta ruani këtë gjë dhe të licenconi për eksport për industrinë farmaceutike një prodhim të arsyeshëm, apo thjesht ne duhet ta zhdukim sepse kemi frikë. Europianët nuk kanë frikë të licencojnë njerëzit e tyre që të prodhojnë duke paguar taksa, ndërsa ne kemi frike se mos të tjerët na identifikojnë me këta që prodhojnë drogë dhe kanabis ilegalisht”Por ministri i Bujqësisë si dhe deputetë të maxhorancës nuk e mirëpritën një deklaratë të tillë.Panariti: Llogjika që ishte një aktivitet fitimprurës dhe dëmtoi fermerët nuk shkon për arsye sepse i bie që edhe trafikantët që sigurojnë të ardhura, të kontribuojnë në ekonominë e tyre, po ata bëjnë një aktivitet të paligjshëm dhe kriminal.Angjeli: Nuk besoj se është momenti për të kthyer kokën parapa te ekonomia e kanabisit, te ekonomia të cilën ne shyqyr që po e çrrënjosim në këtë moment.Përmbytjet e fundit por edhe probleme të tjera në lidhje me këtë sektor kanë detyruar ministrin Edmond Panariti që të kërkojë 5 miliardë lekë më shumë për sektorin e Bujqësisë.“Për të mbuluar këto nevoja që janë dhe detyrim ndaj fermerëve, ndaj sigurisë ushqimore ne kemi kërkuar afërsisht 5 miliardë lekë.”Në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm edhe ministrja e Arsimit e cila premtoi shpërblime për sportistët elitarë.“Sportistët që u kthyen kampionë bote, qeveria shqiptare mundësoi një fond prej 100 mijë eurosh për tu trajnuar. Bëj me dije gjithashtu që Romela Begaj ishte e papune dhe Ministria e Arsimit i mundësoi punësimin si mësuese e edukimit fizik.”