Lufta në Kobani, betejë me video në internet
Forcat kurde siriane dhe ato Peshmerga që po luftojnë kundër Shtetit Islamik në qytetin e rrethuar kufitar Kobani, kanë postuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen lagje të shkatërruara.Në materialin filmik luftëtarët thonë pas një beteje qe zgjati një natë të tërë, militantët janë zbrapsur jashtë zonës. Një person, i njohur si Ebu Laila, i cili thuhet se është komandant i brigadës ushtarake Shams al-Shamal, thotë se këto predha do të bien mbi ju, ju qentë e Bagdadit, referuar Shtetit Islamik.Betohem për Zotin se do t'iu djeg dhe nuk do të kem mëshirë për asnjërin prej jush, shton ai.Ndërkohë disa luftëtarë të tjerë duken në video teksa qëllojnë me një automatik të vendosur në majë të një kamioni.Por një tjetër video, e postuar pak më pas nga militantët e Shtetit Islamik, mohon se ata nuk janë zbrapsur nga kurdët, duke deklaruar se ata madje kanë kontrrollin e autostradës që lidh Alepon me Kobanin. Edhe pse ektremisti është i maskuar dhe nuk tregon në cfarë rrugë është, agjencia Reuters krahason imazhet satelitore të cilat konfirmojnë se ai vertëtë ndodhet në rrugën që lidh Kobanin me Alepon.Shteti Islamik ka shkaktuar alarm ndërkombëtar, duke pushtuar territore të mëdha në Siri dhe Irak, por edhe duke shprehur vendosmërinë për vendosjen e kalifatit në Lindjen e Mmesme.