Tiranë, 11 persona kërcënojnë se do hidhen nga pallati, i mashtroi ndërtuesi

Tiranë-Janë 11 persona të cilët kërcënuan se do të flijohen duke u hedhur nga tarraca e një pallati në ndërtim e sipër.Pasditen e sotme ata kishin hipur në tarracën e pallatit në zonën “Misto Mame”, ku banorët janë në një konflikt me pronarin e pallatit.Banorët thonë se pronari ka ndërtuar pallatin në tokën ku kanë patur shtëpitë e tyre por nuk i është përmbajtur kontratës sipas të cilës ndërtuesi do i paguante qiranë e banesës ku janë strehuar derisa pallati të përfundojë. Kjo jo vetëm nuk ka ndodhur por as pallati nuk ka përfunduar.Janë dashur rreth një orë negociata me policinë për të bindur 11 personat që të zbresin nga pallati. Më pas personat janë shoqëruar në komisariat për t’u ballafaquar me ndërtuesin e pallatit në lidhje me pretendimet e tyre.Ne video lart pamjet pa koment.ndertesaa ndertesapersonat qe kercenojne te hidhen2