Mbretëresha e Spanjës në konferencën kundër urisë

Është thelbësore të kombinohen avantazhet komerciale me përgjegjësinë politike për të siguruar një shërbim shëndetësor publik më kualitativ. Kështu ka deklaruar mbretëresha Letizia e Spanjës në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbajtur në Romë.Organizata ndërkombëtare dhe politikëbërëse u mblodhën në konferencën tre ditore të Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB, mbajtur në selinë e saj në Romë me qëllim zbutjen e urisë në botë. Duke ju drejtuar pjesmarrësve në sallë, Letizia vendosi theksin tek bashkimi i financave me politikat."Hulumtimet shkencore dhe burimet financiare duhet të kenë nivel të lartë pavarësie dhe duhet të jenë shtyllat kryesore në kujdesin e shëndetit publkik. Shoqëria duhet të jetë në gjendje të besojë shkencëtarët e saj, dhe ka nevojë të ketë shkencën si pikë referimi. Koorporatat shumëkombëshe në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë duhet të punojnë krah për krah me agjencitë ndërkombëtare dhe qeveritë për të promovuar shëndetin publik.Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FAO deklaruan se uria globale ka rënë 21 për qind që nga viti 1992, por njerëzit që jetojnë në komunitet, madje edhe në të njëjtat familje , ende vuajnë në mënyra të ndryshme nga uria, si mangësi ushqyese ose mbipeshë. Ministrat e shëndetësisë, ushqimit dhe bujqësisë nga 170 kanë miratuar një deklaratë mbi të ushqyerit për të zgjidhur këtë problem.Konferenca ndërkombëtare e të ushqyerit përfundon më 21 nëntor dhe në të kanë marrë pjesë shumë perosonazhe të famshëm, përfshirë Papa Françeskun.