Sistemi bankar, ekspertët akuzojnë nivelin e dytë për korrupsion

Bankat e Nivelit të dytë në Shqipëri për vite me radhë kanë dhënë kredi me cilësi të dobët duke u rënduar qytetarëve. Specialisti Gjergji Erebara shpjegon se dhënia e kredive në mënyrë abuzive ka ardhur si rezultat i korrupsionit që ka përfshirë sistemin bankar në Shqipëri.“Ka pasur një numër shumë të madh kredish të dhëna nga bankat shumë shpejt dhe me shumë nxitim dhe me cilësi shumë të keqe, dhe një pjesë e tyre besohet se është si pasojë e korrupsionit në sistemin bankar privat të cilat kanë dhënë kredi duke e ditur se mundësia për tu kthyer është shumë i pakët”Një tjetër shqetësim që ngre Erebara është edhe fitimi i padrejtë i bankave si pasojë e kalimit të rrogave në këtë sistem edhe pse nuk kryejnë asnjë shërbim.“Kanë fitime të tjera te borxhi publik ose te tarifat që i mbajnë klientëve për çdo transaksion bankar dhe ka një pozicion që i lejon për shkak të ligjit në Shqipëri që detyron bizneset që të kryejnë pagesat përmes sistemmit bankar.”Shpesh qytetarët shqiptarë janë ankuar pasi nuk janë në gjendje të marrin kredi si rezultat i kushteve të shtrënguara që venë bankat. Ndërkohë ata që e kanë marrë një të tillë ngrenë shqetësimin se është me kosto shumë të lartë e të papërballueshme.