AMA monopol, akuza e Pollos për rregullatorin e medias

Në krye të AMA-s është emëruar një bashkëpronar mediatik, me synim krijimin e një monopoli në një institucion që mendohet të jetë rregullator i medias profesionale, u shpreh Genc Pollo kryetari i Komisionit të Medias.“Mazhoranca aktuale është shumë kritike ndaj opozitës, megjithatë kanë filluar me hapin e duhur duke vënë si kryetar të departamentit të lajmeve në TVSH vëllain e një politikani socialist të niveleve të larta. Si mund të kemi ne një rregullator të medias profesionale? Ne kemi që nga 89 dhe është gjithmonë është kritikuar s ii njënashëm politikisht. Megjithatë ka patur edhe një rol gjithnjë efektiv si rregullator. Për këtë është emëruar dikush që ka qenë bashkëpronar në një media për të krijuar një monopol, kryetari i këtij organi rregullator”Kryetari i OSBE e ka bënë theksin te misioni që duhet të ketë transmetuesi publik kombëtar me moton: “Nga publiku për publikun”.“Paratë rrjedhin nga qytetarët të cilët financojnë punën e transmetuesit kombëtar publik me të ardhurat e fituara me punë. Në këtë mënyrë Televizioni Publik duhet të sëpari të jetë besnik i qytetarëve dhe jo partive politike, biznese apo individëve. Nëse duhet të na dëgjojnë nuk duhet ta harrojnë këtë fakt. Vendet që po përpiqen të zhvillojnë demokracinë duhet të krijojnë një transmetim publik të qëndrueshëm nga aspekti ekonomik, me pavarësi redaksionale dhe profesionale, i cili kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe është për publikun dhe është bërë për publikun. Është detyrim ligjor i Kuvendit të Shqipërisë që të zgjedhë strukturat e reja të transmetuesit kombëtar publik.”