70-vjetori i Çlirimit të Lezhës, Meta: LANÇ nuk identifikohet me një njeri
Lezhë-Pa shall të kuq në qafë dhe asnjë portret të diktatorit Hoxha në sfond, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë përkujtuar në Lezhë 70-vjetorin e Çlirimit të këtij qyteti. Madje dhe tentativat për të mbajtuar në duar foton e diktatorit Enver Hoxha duket se janë neutralizuar me mirëkuptim.Por deklarata e kreut të Kuvendit se Lufata Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk mund të identifikohet me asnjë individ sepse ishte luftë e popullit shqiptar, i dha sot këtij përkujtimi në Lezhë nota feste me distancim të hapur ndaj figurës së diktatorit.“LANÇ nuk mund të identifikohet me asnjë individ të caktuar, cilido qoftë ai, sepse ajo ishte një luftë mbarë popullore, ishte një luftë mbarë kombëtare, ishte një luftë që përfshihu të gjitha krahinat e Shqipërisë”, u shpre kryeparlamentari Meta.Për ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nderimi për ata që dhanë jetën për liri është detyrim i secilit prej nesh.“Nuk dua në asnjë moment të lë mënjanë këtë ditë të çlirimit të Lezhës nga pushtuesit nazifashistë, përpjekjen heroike të bijëve dhe bijave të kësaj toke, mundin dhe sakrificën për liri, përparim dhe zhvillim.”Dy ditë më parë, gjatë festimit të 70-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, portreti i diktatorit Hoxha u shfaq në varrezat e dëshmorëve, ndërsa kryeministri vendoste kurora me lule, çka shkaktoi edhe reagimin e ambasadorit të SHBA, që e komentoi si fyerje për popullin shqiptar.Ndërsa në Tonight Ilva Tare, ambasadorin Arvizu e quajti diktatorin Hoxha një monstër dhe provokim shfaqjen e portreteve të tij.