Kapshticë, kapen 20 kg heroinë në autobusin me futbollistë shqiptarë

Kapshticë-20.5 kg drogë e llojit heroinë u sekuestrua nga policia greke në hyrje të doganës së Kapshticës.Sipas mediave greke, sasia e heroinës u kap në një autobus që transportonte futbollistë të Durrësit, dhe vinte nga Stambolli. Sipas policisë greke, lënda narkotike që u gjet e fshehur në depozitën e kondicionerit, kishte destinacion Tiranën.Autobusi ku u gjet sasia e konsiderueshme e heroinës u shoqërua për në Athinë, ndërsa janë arrestuar drejtuesit e mjetit, dy shqiptarë përkatësisht të moshave 41 dhe 43 vjec.Sipas mediave greke, droga ëhstë kapur pardje, por u bë publike sot, për shkaqe hetimore.[caption id="attachment_425653" align="alignright" width="640"]Në foto: Droga e fshehur në autobus Në foto: Droga e fshehur në autobus[/caption][caption id="attachment_425654" align="alignright" width="640"]Në foto: Autobusit të cilit iu sekuestrua droga në Kapshticë Në foto: Autobusit të cilit iu sekuestrua droga në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_425655" align="alignright" width="640"]Në foto: Droga e fshehur në autobus Në foto: Droga e fshehur në autobus[/caption]