Arvizu në “Ora News”, vlerëson investimet dhe paanshmërinë

Tiranë - Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, mik i të gjithë shqiptarëve, ishte mbrëmë miku special i “Ora News”.Presidenti i televizionit, Ylli Ndroqi dhe drejtues të “Ora News”, i uruan mirëseardhjen ambasadorit në largim, por që nuk mund të lërë Shqipërinë pa përcjellë mesazhet e tij.Për herë të parë në ambjentet e “Ora News”, pas investimeve të reja, Arvizu i vlerësoi ato, por më së shumti atë që dallon “Ora News” nga mediat e tjera, paanshmërinë.Pas kësaj bisede, është momenti të jetë përreth 1 orë e gjysmë para pyetjeve të Ilva Tares.Duke u larguar si një mik i përhershëm i “Ora News”, ambasadori amerikan zbuloi se dita e tij nis me "Ditë e re", të Enkel Demit, ndaj nuk mund të mungonte një vizitë në këtë studio.Por edhe një bisedë, jo me moderatorin e këtij emisioni por me presidentin e “Ora News”, Ylli Ndroqi.