Thaçi nuk e tregon kush do të jetë Kryeministri, ai apo Mustafa?
Në konferencën e parë për shtyp pas arritjes së marrëveshjes mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka treguar se cili prej tyre do të jetë Kryeministri i ri i vendit.Megjithatë Thaçi pranoi se marrëveshja u realizua me nismën e tij dhe atë të Isa Mustafës."Kemi formuar grupet e punës dhe gjithcka do te jete transparente dhe do te ndahen natyrisht pozitat kryesore", ka thënë Thaçi, duke bërë të ditur se kryesia e PDK-së i dhënë mbështetje të plotë kësaj marrëveshjeje.Pak orë më parë edhe kryesia e LDK-së aprovoi marrëveshjen e arritur një natë më parë mes dy kryetarëve të partive, në prani edhe të Presidentes Atifete Jahjaga dhe Ambasadores amerikane, Trejsi Xhekobson.Ndërsa gjatë ditës pritet të caktohet edhe dita e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.