Tre francezë të ISIS kërcënojnë Francën dhe armiqtë e islamit

Tre luftëtarë francezë në radhët e Shtetit Islamik, i kanë bërë thirrje bashkëkombasve të tyre muslimanë që t'i bashkohen grupimit në Irak dhe Siri për të luftuar me ta.Në një video të publikuar në rrjetet sociale me titull, "Çfarë po prisni?", të tre personat shfaqen duke djegur pasaportat. Të tre janë identifikuar si Abu Osama al-Faranci, Abu Mariam al-Faranci dhe Abu Salman al-Faranci.Personat u kërkojnë myslimanëve që të ndjekin rrugën e tyre dhe të bashkohen me ta në luftën ndaj të pabesëve. Një prej tre personave, i identifikuar si Abu Mariam, lëshon edhe një mesazh kërcënues për "të gjithë armiqtë e islamit dhe veçanërisht Francën"."Muxhahedinët rreth e rrotull botës nuk do të ngurrojnë që, kurdo që t'ju jepet mundësia, t'jua e presin kokat", thotë Abu Mariam."Për sa kohë që vazhdoni të na bombardoni, nuk do të gjeni paqe, do të keni frikë edhe kur të dilni nëpër dyqane".Video që zgjat rreth 7 minuta, në të cilën tre personat flasin frengjisht, është prodhur nga Qendra Mediatike Hayat dhe është shpërndarë në rrjetet sociale që të mërkurën.Pak ditë më parë, dy francezë u identifikuan nga autoritetet se ishin të pranishëm në videon ku shfaqej ekzekutimi i amerikanit, Piter Kasig dhe disa ushtarëve sirianë të marrë peng nga militantët e Shtetit Islamik.