Aksident në Elbasan, 4 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2013, 20:01
Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik të regjistruar në Elbasan.Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, ku dy automjete me targa El 22 37 C dhe El 31 45 C janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.Ndërkaq të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të askidentit.