22-vjet Omonia, Dule: Për një grusht votash, po tentohet minimi i marrëdhënieve me Greqinë
Nga qyteti verilindor i Korçës kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka akuzuar aktorë të politikës shqiptare se në funksion të përfitimit të një grushti votash, po minojnë dhe prishin marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Nga ana tjetër Dule ka theksuar partia e tij është për një Shqipëri Europiane.Deklaratat Dule i bëri gjatë festimit të 22-vjetorit të themelimit të organizatës Omonia në Korçë.Vetë kreu i Omonia-s, Ligoraq Karamelo ka ngritur shqetësimin se fryma nacionaliste po godet identietin e minoritetit grek, duke sjellë këtu në vëmendje edhe rezultatet e censusit mbi identitetin fetar dhe etnik.“Censusi na cënoi në dy elemente thelbësore, në identitetin fetar dhe etnik. Nuk duhet të heshim, jemi krenarë që i përkasim besimit ortodoks. Fryma nacionaliste po na godet identietin tone.Ne jemi një faktor zhvillimi dhe bashkëpunimi në rajonin tone. Nuk duhet të pranojmë stuhinë që fryn kundër nesh” deklaroi ai.