Sekuestrohen 475 kg marijuanë në portin Triestes, vinte nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2013, 18:46
Një superoperacion anti-droge i karabinierëve italinë ka bërë të mundur sekuestrimin e 475 kg marijuanë në portin e Triestes, sasi kjo që vinte e gjitha nga Shqipëria. Sic bëjnë të ditur mediat italiane lënda narkotike transportohej me një kamion frigorifer.Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dukej sikur kamioni ishte bosh, por falë rrezeve X është bërë e mundur zbulimi i një baze të dytë të kamionit, vend në të cilin më pas janë evidentuar dhe nëntëdhjetë çanta marijuanë.Po sipas policisë nëse sasia e lëndës narkotike të sekuestruar do të mund të futej në treg do të kapte vlerën rreth 4 milion euro.