44 kisha do ruhen me kamera, Baçe: Sistemi i sigurisë në pamundësi për roje

Me pamundësinë financiare për të vendosur siguri njerëzore në 44 kisha do të aplikohet sistemi i sigurisë me kamera, të cilat do të jenë në monitorim non stop.Pas ngjarjes së Elbasanit në kishën e Shëna Premtes, sipas drejtorit të Institutit të Monumenetve të Kulturës Apollon Baçe pritet vendimi i qeverisë për të blerë kamerat vëzhguese.Ndërkohë që afresket e dëmtuara janë në proces rikompozimi, por që sipas Baçes rikuperimi mund të arrihet vetëm në masën 30 për qind.Sipas specialistëve deri tani është bërë i mundur rikompozimi i pjesshëm vetëm i 4 pikturave të Onufrit , nga 15 që janë në total, për shkak edhe të vështirësisë që ka gjatë punës për shkak të dëmtimit të madh që kanë marrë.