Krijimi i kooperativave, Fasllia: Fermerët do të subvencionohen me 50%

Fermerët që do të krijojnë kooperativa do të marrin 50% të vlerës së projektit subvencion.Zv.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, deklaron se ky subvencion do të jetë për të realizuar magazinimin e produkteve, për ndërtimin e linjave të prodhimit apo për anën mekanike.Edhe pse ka pak kohë që ligji i koperativave ka hyrë në fuqi sipas zv.Ministrit fermerët kanë shprehur interes.Ndërkohë që në lidhje me deklaratën e kryeministrit për heqjen e TVSH-së për makineritë dhe kimikatet bujqësore, Fasllia shprehet se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për bujqësinë në vendin tonë.