Analiza e ASHR, Tavo: Të përmirësohet shërbimi në ambulanca

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka kërkuar masa emergjente që të përmirësohet shërbimi i ambulancave , shërbimi për vizitat në shtëpi, për të porsalindurit dhe të sëmurët jo-mobil dhe shmangia e "sorollatjes" së dokumentave mjekesorë për efekt procedurash të ndryshme.Kjo kërkesë është parashtuar gjatë prezantimit të analizës vjetore të ASHR-së.Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaco, bëri një prezantim të arritjeve të këtij institucioni gjatë 2012-tës.Përvec arritjeve përgjatë vitit që lamë pas , sipas drejtuesve të ASHR-së ka ende shumë punë për të përmirësuar qendrat shëndetësore dhe poliklinikat e Tiranës.