Rama thirrje Kryeministrit: Bëhu burrë, dialogo me grevistët
I bindur dhe i sigurtë në një fitore të 2013, lidershipi i PS-së Edi Rama deklaroi se partia e majtë më e madhe në vend vjen me një mision në këtë fushatë, tu ngrejë kokën lart njerëzve të zakonshëm. Teksa ka dhënë një panoramë të gjendjes së trishtë të vendit nën qeverisjen e mazhorancës elektorale, Rama u shpreh se programi për një rilindje shqiptare do ta nxjerrë vendin dhe popullin nga balta e qeverisë së Saliut.“Shqipëria po përshkohet nga ankthi i mbijetesës, edhe shifrat e fallsifikuara të qeverisë tregojnë se varfëria është rritur. Shifrat tregojnë se emigrantët kanë më pak para për të dërguar në shtëpi krahasuar nga 5 vjet më parë. Është një mungesë dramatike që e ka ulur fuqinë e familjeve të jashtëzakonshme për të bërë të mundur mbijetesën. Emigrantët po kthehen në vend, anafalbetizmi vazhdon të rrëmbejë më shumë fëmijë për shkak të varfërisë. Mësuesit e fshatit më shumë nuk shkojnë sesa shkojnë për të dhënë mësim, pasi u është hequr rimbursimi për transportin. Janë mbushur dyqanet me klientët që marrin ushqime me listë. 30000 mijë njerëz humbën punën në biznesin fason dhe prej tyre shumica gra.Misioni është tu ngrejmë kokën njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të ngrihemi nga balta e qeverisjes së vjetër, për një Rilindje Shqiptare .Sot më shumë se dje 2013 do jetë viti i ndryshimit, viti që do të celë rrugën për një rilindje shqiptare, punësimit real, taksimit të ndershëm, shërbimit në spitale, zhvillimit të qëndrueshëm të fshatit” tha ai.Kreu i PS, teksa ka ironizuar edhe njëherë paktin e Berishës me Zotin, i bëri thirrje Kryeministrit të dialogojë me ish të përndjekurit politikë të ngujuar në grevë, të nxitur sipas tij jo nga PS, por nga tallja dhe nëpërkëmbja e mazhorancës.“Kryeministri foli me Zotin dhe mori mbvështetje prej tij për zgjedhjet. Nuk iu lut për popullin e vet, por foli me të si të ishte duke folur me Nard Ndokën. Kemi ata ish të përndjekur politikë që janë në grevë uriepër bukën e gojës. E nxit PS thotë Saliu, jo atë e ka nxitur tallja dhe përbuzja e Saliut ndaj shtresës së ish të përndjekurve politikë. Ajo grevë është me pasoja tragjike, që gënjeshtart e saj i kthen deri në ligje për të marrë votat dhe në momentin që kërkohet prej tyre zbatimi i këtij ligji hasin në vesh të shurdhër. Ligji është bërë për ti gënjyer dhe jo shpërblyer, unë nuk do ti shpërfillja kurrë” theksoi Rama.Këto deklarata kryesocialisti Rama i bëri në Kongresin e Forumit të Gruas Socialiste, ku vlerësoi guximin e tyre për tu marrë me politikë, ndërsa garantoi se PS do të shtrijë kuotimin 30% për grate deri në fshatin më të humbur të Shqipërisë.“Dëgjova koleksionin më të bukur që kam dëgjuar ndonjëherë në një mbledhje partie. Kishte një gjë të vecantë në gjerdanin e fjalimeve në krahasim me cdo keleksion të cfarë lloj mbledhje të ndonje partie. U fol për ëndrra dhe shpresa, fjalë që nuk i gjen kur mblidhen burrat. Ju falenderoj për guximin për tu marrë me politikë, ku cdo besim duket gabimisht pakuptim dhe demode. Faleminderit për ju që keni guximin të jeni në opozitë, ku të qënit në opozitë duket gabimisht llogari e gabuar. Misioni ynë është që edhe në fshatin më të humbur të kemi 30% gra” deklaroi kreu i PS-së.Kongresi i grave socialiste do të miratojë statusin e Forumit të Gruas, si dhe do të zgjedhë strukturat drejtuese që do të nisin më pas punën për të dhënë kontributin e tyre në zgjedhjet e vitit 2013.