Zgjedhja e kreut të LSI, Vasili: Pjesmarrje e lartë në votim
Prej afro 5 orësh vazhdon votimi në 159 qëndra për zgjedhjen e kreut të ri të LSI. Petrit Vasili, në cilësinë e kryetarit të komitetit organizativ të këtyre zgjedhjeve tha menjëherë pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, se deri më tani procesi zgjedhor po vijon normalisht.Vasili nënvizoi gjithashtu faktin se ka pasur një interes dhe pjesmarrje të lartë të votuesve në këto zgjedhje, të cilat i vlerësoi të pashembullta, për organizimin, korrektesën dhe masivitetin në votim.“Procesi zgjedhor ka pasur një ecuri jashtëzakonisht të suskseshme, ka një pjesmarrje të lartë votuesish. Në gjithë vlerësimin deri në këto momente që flasim, rezulton se është një proces i pashembullt qoftë sa i takon organizimit, korrektesës ashtu dhe masivizimit në votim”tha Vasili .Lidhur me afatet kohore të përmbylljes së procesit, Vasili la të kuptohet se mund të ketë shtyrje të procesit edhe pas orës 17:00, orar në të cilin ishte parashikuar të mbyllej votimi.Më herët votoi edhe kandidati në garë Luan Rama, më pas pritet të drejtohet drejt kutive të votimit edhe kandidati tjetër Ilir Meta.Janë 159 qendra votimi, në të cilat do të drejtohen votuesit për të zgjedhur mes Ilir Metës apo Luan Ramës, për marrjen e drejtimit të LSI-së. Gara do jetë transparente për mediat, ndërsa numërimi i votave do të bëhet sipas një sistemi elektronik