Ankandi i parë i marijuanës në SHBA, ferma "Fireweed" shet 250 kg

Kultivuesit e marijuanës në shtetin e Uashingtonit, janë mbledhur të shtunën për ankandin e parë në historinë e tyre për shitjen e produktit.Fermat "Fireweed" - ose marijuana e zjarrtë - të ndodhura rreth 350 kilometra larg Sjatëllit, nxorën edhe sasinë më të madhe të mariuanës në ankand, rreth 250 kilogramë.Pronari i fermës, Rendi Uilliams, vendosi që ta nxjerrë në shitje mallin në mënyrë që të fitonte disa para për t'i lejuar vetes pushime, vendim ky që nuk u aprovua nga një tjetër fermer, Xhek Ron, për të cilin është mëkat ta lësh punën kaq herët.Fermat në fjalë nxorën në ankand rreth 20 varietete të mariuanës dhe çmimi për një dozë varionte nga 2.5 deri në 7 dollarë. "Mbeta pak i zhgënjyer nga çmimet e ulta, por gjithsesi mbetet interesante", tha Ron.Sipas mediave lokale, gjatë ankandit, shitësit arkëtuan në total rreth 600 mijë dollarë. Aty ishin të ftuar vetëm kultivuesit e shtetit të Uashingtonit, i cili u bë vetëm shteti i dytë në Amerikë që lejoi me ligj shitjen e mariuanës për përdorim privat.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zotërimi, shitja, kultivimi dhe transporti i mariuanës është i paligjshëm në nivel federal, por gjithsesi disa shtete si Kolorado, Uashingtoni, Oregoni, Alaska e madje edhe Distrikti i Kolumbias, e kanë ligjëruar këtë aktivitet.