Propozimi i ambientalistëve: Edhe ndotja të cilësohet vepër penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2014, 16:24
"Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" ka rimarrë jetë, marr shkas edhe nga klasifikimi i Shqipërisë si një ndër vendet me të ndotura në rajon.Lëvizja vullnetare për pastrimin e mjedisit po zhvillon një tur takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile për ti sensibilizuar për rëndësinë e mbajtjes pastër të ambjentit. Takimi i radhës ishte në Elbasan.Për të mundësuar pastrimin e vendit,nëpërmjet aksionit kombëtar vetëm në një ditë do kërkohet ndihma e qytetarëve, grupeve ambjentaliste dhe nxënësve të shkollave.Më 21 nëntor në të gjithë vendin është parashikuar një aksion masiv për pastrimin e territorit, duke përcuar dhe mesazhin se me pak dëshirë dhe vullnet mund të jetojmë në një shoqëri më të pastër.