Aksident në Rrugën e Kombit, shpejtësia i merr jetën 22 vjeçarit

Një i ri 22 vjeçar ka mbetur i vdekur pas rrëshqitjes së mjetit tip “Opel” që ai drejtonte.Vasill Lleshi po udhëtonte në aksin Kukës-Morinë, kur ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e reshjeve të shiut.Mjeti “Opel” me targa AA 045 DZ ka rrëshqitur në vendin e quajtur mbikalimi i Gostilit, pranë fshatit Përbreg.Mësohet se viktima po udhëtonte me një afërm në çastin e aksidentit, i cili ka mbetur i plagosur.Nga këqyrja e vendit të aksidentit, blutë sqarojnë se mjeti i drejtuar nga 22-vjeçari ka qenë me shpejtësi të madhe dhe ka humbur kontrollin se pasojë e rrëshqitjes nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën.