Durrës, prokuroria çon për gjykim kryeinspektorin e mjedisit për korrupsion pasiv
Prokurororia e Durrësit dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e inspektoriatit mjedisor në këtë qytet Genci Balla dhe Eduart Bejkon, inspektor i ketij institucioni.Të dy akuzohen për korrupsion pasiv,pasi në këmbëm të mosushtrimit të kontrollëve në një kompani private, i merrnin administratorit 100 mijë lekë në muaj.Ndërkohë që shtetësja Dorina Nikolla akuzohet për ndikim të paligjshëm,pasi dyshohet se është ndërmjetëse mes administratorit dhe dy zyrtarëve të mjedisit.Akuza e qytetit bregdetar ka arritur të faktojë se adminsuitratori kinez paguante një haraç mujor të Balla, në këmbim që ky i fundit mos të kryete detyrën e tij për shkeljet mjedisore që mund të kryente kompan.Arrestimi i dy zyrtarëve është bërë në datën një tetor dhe gjatë kësaj periudhe ata janë hetuar me masën e arrestit në burg.