Nëntoka e verilindjes, ekspertët: Të shfrytëzohen me efiçencë këto pasuri
Nëntoka e verilindjes së Shqipërisë fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone.Fakti që Qarku i Kukësit, është një ndër qarqet më të varfra në vend, tregon se një mirëmenaxhim i këtyre pasurive do të sillte ngritjen e industrisë së minierave dhe do të mundësonte punësimin e qindra mijëra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve.Ekspertët kërkojnë të shfrytëzohen me efiçencë këto pasuri.Shqipëria është një nga vendet kryesore për rezervat e kromit, ku veçohen vendburimet eKalimashit e Surrojit në rrethin e Kukësit, Vlahna e Perollaj, Maç në rrethin e Hasit.Nëntoka e rrethit të Kukësit llogaritet se ka 14 milionë tonë rezerva të mineralit të kromit, 100 milionë rezerva të hekur nikelit dhe mbi 3 milion ton rezerva të mineralit të bakrit.