Tirana feston 70 vjetorin e çlirimit, Bashkia nderon veteranët e LANÇ

Bashkia e Tiranës ka nderuar me çerfitikata mirënjohjeje për kontributin e tyre në çlirimin e Tiranës me titujt “Heroi i Kombit” dhe “Nderi i Popullit”, veteranët që me guxim, 70 vjet më parë luftuan ndaj pushtuesve nazifashistë.Në fjalën e tij në këtë aktivitet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se sot 70 vjet më pas, Tirana dhe Shqipëria është e lirë por përballet ende me sfida."70 vite me vone shqiperia nuk eshte me e pushtuar dhe as ne lufte me ndonje vend tjeter. Kosova eshte e pavarur dhe shqiptaret jetojne ne nje vend te lire, pjese te familjes europiane, pjese e demokracive perendimore. Edhe 70 vjet me vone sfidat e shoqerise shqiptare jane po aty".Edhe në këtë aktivitet përkujtimor për 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës, Bozdo nuk harroi të thumbonte kundërshtarët, duke e krahasuar luftën nacional-clirimtare me luftën politike."Kjo lufta jone nuk eshte aq e veshtire sa ajo qe ju veteran bête dje. Neve sot na kërkohet: kur sistemi vihet ne rrezik, nga diktatura te hapura, apo te kamufluara, kur antivlerat si shkelja e ligjit apo korrupsioni duket se jane bere rregullat kryesore te lojes. Dhe kur vlera me e madhe per njeriun duket se eshte pasuria apo kapja e nje rangu te larte shoqeror”.Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Bashkia por edhe pushteti qëndror kanë organizuar një sërë aktivitetesh mes tyre, ekspozita, ndërhyrje infrastrukturore në varrezat e dëshmorëve, botimi i një albumi me fotografi të panjohura të luftës, konferenca shkencore etj.Çertifikatat e mirënjohje iu dorëzuan:Z. Rrahman Parllaku –Kryetar i OBVL (Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ), gjeneral-lejtnant në pension - Hero i Popullit dhe Nderi i KombitZ. Skënder Malindi, lindur më 1920. Plagosur dy herë gjatë viteve të LANÇ, ndaj gëzon statusin e veteranit dhe të invalidit të LANÇ. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake “Frunxe”në Moskë. Goditur egërsisht nga dikatori Enver Hoxha në dhjetor 1974 duke e quajtur “njëri me biografi të dyshimtë” – aktualisht nënkryetar i OBVL.Z. Edip Ohri - ka lindur më 03.01.1925. Ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1941 duke arritur në fuknsione drejtuese të reparteve partizane. Është ndër themeluesit dhe drejtuesit e Armës së Aviacionit.Z. Myfi Guxholli – Ka lindur më 7.6.1930. Nënkryetar i OBVL, ish pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Tiranës, i inkuadruar në Brigadën e IV-të Sulmuese. Pjesëmarrës aktiv në LANÇ që në vitin 1942. Më pas si Ing. topograf ka shërbyer në funksione të ndryshme të Ushtrisë Shqiptare.Znj. Liri Belishova – Ka lindur më 1926. Ka marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste që në demostratat e rinisë në prill 1939; më pas ka punuar me të rejat e Institutit “Nëna Mbretëreshë” në qytetin e Tiranës. Ish e persekutuar politike e regjimit komunist.Z. Sotir Budina – Ka lindur më 15.10.1926. Ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1939. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Tiranës në kuadrin e Brigadës së IV-t Sulmuese. Është ndër anëtarët më akëtivë të kryesisë së OBVL.Znj. Flora Dishnica – Datëlindja 20.10.1924. Ka marrë pjesë në mënyrë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; Arrestuar e burgosur nga fashistët për një vit (42-43). Është anëtare aktive e OBVL.Z. Themistokli Çule, i datëlindjes 27.5.1926 – Ka marrë pjesë në Lëvizjen Nacional Çlirimtare që në korrik 1942 dhe ka kryer disa funksione në repartet partizane. Ka kryer arsimin e lartë ushtarak gjithëarmësh. Është anëtar aktiv i OVBL.Z. Dhimitër Ndrenika, ish pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare; mbështetës i proceseve demokratike.Z. Tase Çorri - ish pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare; mbështetës i proceseve demokratike.Z. Isuf Imeraj, lindur më 1930, ish pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; mbështetës i proceseve demokratikeZ. Jorgji Terca - ish anëtar i Orgainizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit. Anëtar aktiv i OBVL-së.Z. Petrit Hajdëri (Çami) , i datëlindjes 28.2.1927 – Ka qenë pjesëmarrës në grupet e rinisë antifashiste, duke u aktivizuar që në vitin 1942. Është ndër mbështetësit aktiv të proceseve demokratike dhe të OBVL.Z. Beqir Pepa, ka lindur më 1929 – ish anëtar i Orgainizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit. Anëtar aktiv i OBVL.Z. Jani Dori, lundur më 1927. Pjesëmarrës në LANÇ që me grupet antifashiste të vitit 1943 në Tiranë. Plagosur në korrik 1943 në demostratën e Tiranës. Anëtar aktiv i OBVL.Z. Xhavit Ferra - ish anëtar i Orgainizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit. Anëtar aktiv i OBVL.Z. Fiqiri Karapici, ish anëtar i Orgainizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit.Znj. Filloreta Fejzo, ish pjesëmarrëse aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare; mbështetëse e proceseve demokratike.Z. Zenel Hoxha, lindur më 1924. Ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1943. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Tiranës në kuadrin e Brigadës së IV-t Sulmuese.Znj. Zekie Voshtina - Ka marrë pjesë me armë në dorë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare ku është dalluar në disa aksione kundër armikut nazifashit. Ish-e persekutuar polike e regjimit komunist; mbështetëse e proceseve demokratike.