Kontrabandë në Han të Hotit, në pranga doganieri dhe dy të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2014, 18:35
Shkodër- Shpërdorimi me detyrën shtetërore ka çuar një tjetër doganier në pranga. Në orët e pasdites së sotme policia ka arrestuar një doganier të pikës kufitare me Malin e Zi në Hanin e Hotit për shpërdorim detyre.Sipas bluve doganieri i arrestuar, Rezar Fresku, 60 vjeç, kishte favorizuar dy persona të tjerë për të kaluar mallra kontrabandë, duke mos u paguar akcizë.Policia ka arrestuar edhe dy personat e tjerë, përkatësisht Lulzim Rahova, 43 vjeç dhe Gentian Ashika, 39 vjeç.