Koncert me fëmijët e ushtarakëve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit
Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen me rasatin e 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, femijet e ushtarakëve nën drejtimin e Qendrës së Kulturës, Mediave, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes organizuan dhe shfaqen spektaklin me një tematikë të pasur të repertorit të këngëve të Luftës Nacional Çlirimtare si: “Malet me blerim mbuluar”; “Shqiponjat Partizane” etj si dhe recitime të poezive që nga periudha e rilindjes e deri në ditët tona.Fëmijët e ushtarakëve shpalosen gjithashtu me plot emocion vlerat e krijimtarisë poetike, patriotike të autorëve tanë më të shquar.E pranishme në këtë aktivitet festiv, drejtoresha e re e QKMBMSHP, Mirela Roshi, duke vleresuar aktivitetin u shpreh se stafi që ajo drejton, për fëmijët e ushtarakeve edhe në të ardhmen do t’u krijojë atyre të gjitha kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e talenteve të tyre për të marrë pjesë edhe në spektakle më të mëdha, si dhe duke konkuruar edhe në edicione kombëtare në raste festash e ngjarjesh të ndryshme kulturore.Në vijim ajo theksoi se “Forcat e Armatosura janë një forcë e madhe dhe kanë prurje të tilla që përmbushin dëshirat e fëmijëve dhe familjeve tona kur punojmë së bashku”.Në përfundim të fjalës së saj, Roshi u shpreh se fëmijët në këtë skenë përbëjnë vazhdimësinë e të gjithë atyre artistëve që me të vërtetë FA kanë krijuar ndër vite.Ky spektakel u realizua edhe me bashkepunimin e Qendres se Fëmijeve të Tiranës, të cilët me pjesët e valleve tiranase dhe të Tropojes i dhanë ngjyra e dimensione më të larmishme, duke përcjellë në këtë mënyrë për të pranishmit emocione njaft të veçanta.Dueti i kengetareve Kozma Dushi dhe Redon Makashi, i shoqeruar nga kori i fëmijëve u prit me shumë duartrokitje. Koloriti muzikor interpretative ifëmijëve ishte një premtim.“Dua më shumë Shqipërinë”, ishte pjesa që mbylli programin e këtij spektakli.