Veliaj thyen heshtjen: Organet të hetojnë baltën e shpifjeve të PD

Tiranë- Pas javësh të tëra akuzash në drejtim të tij dhe vëllait të tij, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, thyen heshtjen.Në një reagim të ashpër, duke e ndjerë veten të detyruar të bëjë një sqarim publik edhe në emër të vëllait të tij të përfshirë në akuzat e Partisë Demokratike, Veliaj thekson:"Prej javësh jam vendosur në shenjestër të akuzave sistematike të Partisë Demokratike në lidhje me organizime si ai i vizitës së Papës e të tjera ku as une e as MMSR nuk jemi angazhuar, as në organizime e as në prokurime të këtyre shërbimeve. Baltosja e atij aktivitetidhe ngatërrimi me dashje i organizatorëve, është mashtrim - i ngjashëm me të tjera mashtrimepër të cilat znj. Duma tashmë është dënuar nga gjykatat e republikës tonë e për të cilat poverpon përmbarimi”.Veliaj bën edhe një ftesë publike:"Ftoj policinë, prokurorinë, KLSH, ILDKP dhe gjykatat e vendit të ushtrojnë gjithë autoritetin e kompetencat si dhe ofroj disponibilitetin tim maksimal në çdo kohë, për tu përballuar me çdo pretendim të saj e PD".Edhe për akuzat e ngritura ndaj vëllait të tij, Arbër Veliaj, ministri e ka një ftesë për koordinatoren e PD-së, Grida Duma, e cila javët e fundit ka denoncuar nga foltorja e selisë blu skandalin financiar që ka në qendër kompaninë EAG."Nëse një familjar i imi ka shkelur ligjin, e ftoj Gridën t'i çojë në prokurori një orë e më parë e secili të marrë dënimin sipas ligjit. Por, të shpifësh për njerëz që nuk merren me politikë, por kanë taksiratin e vetëm që janë familja ime, kjo është më shumë se e ulët.Me sens etik i kam mbajtur të ndara betejat tona politike, nga tollovia e saj private. Por kjo nuk do të thote se do lejoj Griden të shkaterroje edhe familjen time në këtë pasion të saj të pafrenueshëm ku mendon se ka gjetur prenë e rradhës.Më herët, koordinatorja për marrdhëniet me publikun Grida Duma tha se skandali me 394 milionë lekët për dekorimin e qytetit është vetëm një nga aferat, pasi në tërësi nga zyrat e shtetit, kompania EAG la marrë rreth 520 milionë lekë.Kjo kompani, sipas demokrateve ka përfituar fonde dhe kur ishte në opozitë, kryesisht nga Bashkitë e majta në vend, ku pjesë e listës është edhe Ura Vajgurore, që drejtohet nga daja i Erion Veliajt.Reagimi i Plotë i Ministrit VeliajE ndiej me vend të bëj një sqarim publik si dhe një apel organeve ligj-zbatuese për të hetuar të gjithë baltën e shpifjeve nga zëdhënesja e PD zj.Grida Duma.Prej javësh jam vendosur në shenjestër të akuzave sistematike të Partisë Demokratike në lidhje me organizime si ai i vizitës së Papës e të tjera ku as une e as MMSR nuk jemi angazhuar, as në organizime e as në prokurime të këtyre shërbimeve. Baltosja e atij aktiviteti dhe ngatërrimi me dashje i organizatorëve, është mashtrim - i ngjashëm me të tjera mashtrime për të cilat znj. Duma tashmë është dënuar nga gjykatat e republikës tonë e për të cilat po verpon përmbarimi.Në aktivitetin tim si minister jam përfshirë në reforma jo të lehta si ajo e Pensioneve, Shkollave Profesionale, Ndihmës Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuara, Zyrat e Punës apo të Përndjekurit. Reformat nuk janë perfekte, por janë jetike dhe prekin jetët e rreth 2 milionë shqiptarëve. Është habi se si PD nuk ka asnjë reagim ose alternativë më të mirë për keto reforma - si një parti që synon të vijë në pushtet duke pretenduar se mund t'i bëjë më mirë këto punë. Përkundrazi, baltë e shpifje non-stop si e vetmja alternativë e demokratëve a thua se nesër do paguajë pensionet apo të përndjekurit me kilet e vrerit.Kolegët e saj zgërdhihen e shkurajnë “IT'S POLITICS"! Po pse, kjo është politika? Unë i kuptoj ethet e Gridës për t'u afirmuar në një parti që as e voton e as e duron, por nuk do bëhet më e dashur pa folur më parë se ç'alternativë ka ajo për PD apo për këto shtresa që duan zgjidhje e jo llucë nga goja.Së fundi, por jo me pak i rëndësishëm është sulmi ndaj familjes së kundërshtarëve. Nëse një familjar imi ka shkelur ligjin e ftoj Gridën t'i çojë në prokurori një orë e më parë e secili të marrë dënimin sipas ligjit. Por, të shpifësh për njerëz që nuk merren me politikë, por kanë taksiratin e vetëm që janë familja ime, kjo është më shumë se e ulet.Zelli i Gridës për të dhunuar e shkretuar shumë familje shqiptare është tashmë një 'sekret publik' në vendin tonë të vogël, por siç është dëshmuar publikisht, në asnjë debat e ballafaqim me të nuk kam ngatërruar idetë se si zgjidhen problemet e vendit me galopin e saj se si shkatërrohen familjet e vendit. Me sens etik i kam mbajtur të ndara betejat tona politike, nga tollovia e saj private.Por kjo nuk do të thote se do lejoj Griden të shkaterroje edhe familjen time në këtë pasion të saj të pafrenueshëm ku mendon se ka gjetur prenë e rradhës. Përkundrazi, do angazhohem sa të mundem që asnjë familje tjetër t’mos e ketë më në qafë këtë mallkim nga politika që për karrierë dhunon cdo gjë të shenjtë.Ndaj e pres atë dhe këdo nga SHQUP në prokurori për çdo shkelje që pretendojnë, në debat për çdo zgjidhje konkrete që ofrojnë, e në parlament për çdo alternativë që sjellin. Kjo është politika!