Kampionët në ‘Sport Magazinë’, Godelli premton medaljen Olimpike
Rezultati historik i arritur në Kazakistan bëri që Daniel Godelli e Romela Begaj të ngjiten në piedestalin më të lartë të peshëngritjes botërore.Dy heronj të vërtetë të epokës moderne të cilët e valvitën krenar flamurin kuqezi si kampionë bote.Të dy këta emblema jo vetëm të peshëngritjes por të gjithë sportit shqiptar të ftuar në “Sport Magazine” treguan të gjithë emocionet e tyre në lidhje me këtë arritje madhështore.Godelli premton medaljen Olimpike
“Emocione të mëdha sepse është hera e parë që vinte medalja në Shqipëri, në botërorin në dy garësh.Gjë e madhe jo vetëm për mua, por gjithë Shqipërinë, Federatën e Peshëngritjes dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë ditë.Shkova me synimin për të marrë medalje dhe për të dalë kampion bote.Ishte garë e fortë por e arritëm, me punë dhe mbështetje të gjithë njerëzve e arritëm.Zakonisht në peshëngritje sportistët nuk është mirë të premtojnë,por meqë tifozët më pyetën duhet tua jap një premtim.Kam plotësuar të gjithë koleksionin e medaljeve që ekzistojnë në glob, tani më mungon vetëm një, medalja olimpike” u shpreh Godelli.Begaj: Dola fitimitare në një luftë të vërtetë, medalje me shumë mund
“Kënaqësi, emocion me shumë pak fjalë, edhe nuk thuhen të gjithë këto fjalë për medaljet.Është kënaqësi në radhë të parë për gjithë popullin shqiptar dhe flamurin kombëtar.Ka qenë një garë shumë e fortë, një luftë e vërtetë, por mesa duket ia dola.Ishte me të vërtetë një medalje e marrë me shumë mund”tha Begaj.Sigurisht një meritë të veçantë për këtë triumf kanë edhe Presidenti i Federatës së Peshëngritjes Elez Gjoza si dhe trajneri Sokol Bishanaku.
“Është një arritje e jashtëzakonshme.Krenaria e kombit janë këta dy sportistë tashmë të mëdhenj. Këta sportistë për mua janë heronj, ne kemi një Hero Kombëtar, të dytët janë këta të dy”tha Gjoza.
“U bë një projekt, falë të cilit janë këto medalje që Danieli dhe Romela kanë në qafë.Kemi prapë punë, botërori tjetër, europiani dhe në fund Olimpiada”u shpreh Bishanaku.Emrat e Daniel Godellit dhe Romela Begajt do të mbeten gjithnjë të gdhendur në historinë e sportit shqiptar, ndërsa RTV Ora News për një nate ishte shtëpia e kampionëve.