LANÇ, historianët: Politika s’duhet të përbaltë luftën çlirimtare
Në prag të 70-vjetorit të çlirimit, historiani Pëllumb Xhufi i bën thirrje politikanëve që të vlerësojnë luftën Nacional Çlirimtare dhe të mos e përbaltin atë.Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë me temë “ Lufta Nacional Çlirimtare” të organizuar nga Shoqata Devolli, historiani i njohur u shpreh se lufta çlirimtare ishte vendimtare për të ardhmen e vendit.Në përkujtim të heronjve të rënë në këtë luftë edhe Shoqata Gora ka organizuar një aktivitet ku është prezantuar lufta e kësaj zone.Kreu i kësaj Shoqate, Arben Rroko, u shpreh se ky simpozium është një vlerësim për ata që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.Politika, por edhe historianët ndahen përsa i përket rëndësisë së Luftës Nacional Çlirimtare si dhe kontributit të Enver Hoxhës në çlirimin e vendit.