“Martesa të sfilit”, komedia amerikane i jep jetë teatrit "Bylis" në Fier

Teksa gjithmonë e më shumë po flitet për krizë në familjen shqiptare, në teatrin "Bylis" në Fier do të vihet në skenë komedia amerikane, ironizuese përmes humorit, "Martesa të sfilit".Nën interpretimin e tre protagonistëve Astrit Hasani, Dorina Caushaj dhe Myzafer Ziflaj, aktualizohen problemet që kanë ditët e sotme bërthama e shoqërisë shqiptare, familja.Regjisori Milto Kutali, tregon qëllimin e kësaj i komedie, ku përmes skenave komike përcillen situata aktuale për familjet shqiptare."Martesa të sfilitë" do të shfaqet për publikun fierak në datat 3 dhe 4 dhjetor. Një komedi kjo e dy gazetarëve amerikanë Samuel Bobrik dhe Ron Klark por që në ditët e sotme përcjell akujt që kanë cuar drejt divorcit me qindra familje shqiptare.