Kurbin, fermeri bën thirrje që t’i zbutet kredia për zgjerimin e ullishteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2014, 13:48
Kurbin-Nuk është subvencionuar nga shteti për ullishten që ka ndërtuar, megjithatë për Çlirim Selën, fermer në Shpërdhet të Kurbinit, toka është e bekuar.Ndonese ka ndërtuar mes borxhesh, dhe shpenzimesh të vazhdueshme që t’i vjelë frytet e ullirit, i riu thotë se ia ka dalë mbanë, por apelon që t'i zbutet kredia e marrë për zgjerimin e plantacionit të ullishtes.Pavarësisht se nga shteti është premtuar subvencione për bujqësinë shumë prej fermerëve që kanë ndërmarrë investime nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare.