Dëmshpërblimi për përmbytjet, s'janë përfshirë në detyrimet e qeverisë

Shkodër- Zvarritja e çështjes së dëmshperblimeve për familjet e përmbytura në qarkun e Shkodrës, nuk është pritur aspak mirë nga vendorët.Në komunën Ana e Malit janë 1012 familje që presin dëmshpërblimin për përmbytjet e viteve 2011- 2013.Kryekomunari, Xhevat Mollca, thotë se shifra vetëm për dëmet në bujqësi, pa përfshirë pemët dekorative dhe ato të banesave kap vlerën e 550 mijë eurove.Mollca shton se për vitin 2011, qeveria e asaj kohe ka shlyer vetëm 49% të totalit.Përgjatë viteve 2010 - 2011 dhe 2012 - 2013, qarku i Shkodrës është përballur me përmbytje massive, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi, blegtori dhe banesa.Më të prekura rezultuan komunat: Ana e Malit, Dajç, Gur i Zi, Velipojë, Berdicë dhe Bushat ku sipërfaqe të tëra toke qëndruan me muaj nën mbretërinë e ujit.Qeveria e dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar nuk i ka përfshirë në detyrimet e prapambetura, me argumentin se kreditorët nuk marrin përsipër të financojnë borxhe të ndërmarrjeve tregtare, siç është rasti i KESH.