Shkodër, jep defekt motori, të burgosurit shtyjnë furgonin e policisë

Shkodër- Po kryente si çdo ditë transportimin e të burgosurve për në gjykatën e Shkodrës, por pak metra larg këtij institucioni, furgoni me të burgosur është fikur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30-14:00 të ditës së sotme.Shkak ka qenë një defekt në motor, duke bërë që për 30 minuta, ai sëbashku me efektivët e policisë dhe të burgosurit që ndodheshin brenda tij, të prisnin rimorkimin.Fillimisht kanë qënë efektivët e policisë dhe vetë të burgosurit që e kanë shtyrë disa metra, për ta larguar nga mesi i rrugës ku ai ishte fikur. Më pas u gjet një kavo rimorkuese dhe ndihma e një makine të çastit, që të ndihmonte në ndezjen e furgonit.Pas këtij momenti ai ka dërguar në sallën e gjyqit të burgosurit, ndonëse me disa minuta vonesë. Ky fenomen ndodh pasi mjetet me të cilat transportohen të burgosurit janë të amortizuara dhe prej vitesh u nënshtrohen riparimeve të pjesshme.Këtë ngjarje nuk ka vonuar ta komentoj edhe ish- kryeministri Sali Berisha, i cili në profilin e tij në facebook shkruan: “Per te qeshur dhe per te qare! Ne kete foto qe vjen nga Shkodra jane te burgosurit qe shtyjne makinen e "çunave". Ky eshte shteti i vajmedetit!!”