AK në Durrës: Grisni flamujt e PD në bizneset e paligjshme
Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në qendër të qytetit të Durrësit, në kuadër të fushatës së saj kombëtare për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Nën moton “Një flamur për çdo dritare” me qindra aktivistë, mbështetës dhe qytetarë të Durrësit u bashkuan më nismën e Aleancës Kuqezi, e cila ka si synim kryesor të saj lartësimin e vlerave dhe simboleve kombëtare në 100-vjetorin e pavarësisë.AK gjatë tubimit ka sulmuar PD, duke u bërë thirrje qytetarëve të grisin flamujtë e PD në çdo biznes të paligjshëm.“Grisni flamujtë e PD nga ndërtimet që bëhen pa leje.Flamurët e PD në çdo biznes të paligjshëm, po perëndon koha e mafias bardhe blu.Më 28 nëntor do të jenë 10 mln flamuj në qytetet etnike shqiptare, do t`i rikthehemi krenarisë së simboleve kombëtare” është shprehur kreu i AK.Fushata e AK pritet të kulmojë me një tubim masiv më 28 nëntor në Morinë, për një bashkim te shqiptareve në kufirin Shqipëri-Shqipëri.