Forumi i Gruas Socialiste, zgjidhet sot kryetarja e re e këtij forumi

Gra dhe të reja, anëtare e simpatizante të Partisë Socialiste, janë mbledhur sot në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahen punimet e Kongresit të gruas socialiste dhe ku do të zgjidhet kryetarja e re e këtij forumi.Deputetja e PS, Arta Dade, gjatë fjalës së saj përshëndetëse vlerësoi kontributin e grave në politikë, në mënyrë të vecantë të grave socialiste, ku theksoi se kudo në pozicionet e tyre ato kanë krijuar modele të mira qeverisëse.“Bashkohuni me ne për një Shqipëri shumë herë më të mirë, me dinjitet e krenari. Gratë dhe vajzat janë garanci për ndryshimin e madh, politika nuk është vetëm për burra, kam bindjen se demokracia do të funksionojë. Një shoqëri e emancipuar është ajo që drejtohet edhe nga gratë edhe nga burrat. Gratë socialiste refuzojnë të përkrahin modelet politike të burrave famëkeq, ashtu siç bëjnë gratë në krahun tjetër politik” u shpreh Dade.Kongresi i grave socialiste do të miratojë statusin e Forumit të Gruas, si dhe do të zgjedhë strukturat drejtuese që do të nisin më pas punën për të dhënë kontributin e tyre në zgjedhjet e vitit 2013.Gra dhe të reja, anëtare e simpatizante të Partisë Socialiste, janë mbledhur sot në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahen punimet e Kongresit të gruas socialiste dhe ku do të zgjidhet kryetarja e re e këtij forumi.Deputetja e PS, Arta Dade, gjatë fjalës së saj përshëndetëse vlerësoi kontributin e grave në politikë, në mënyrë të vecantë të grave socialiste, ku theksoi se kudo në pozicionet e tyre ato kanë krijuar modele të mira qeverisëse.“Bashkohuni me ne për një Shqipëri shumë herë më të mirë, me dinjitet e krenari. Gratë dhe vajzat janë garanci për ndryshimin e madh, politika nuk është vetëm për burra, kam bindjen se demokracia do të funksionojë. Një shoqëri e emancipuar është ajo që drejtohet edhe nga gratë edhe nga burrat. Gratë socialiste refuzojnë të përkrahin modelet politike të burrave famëkeq, ashtu siç bëjnë gratë në krahun tjetër politik” u shpreh Dade.Kongresi i grave socialiste do të miratojë statusin e Forumit të Gruas, si dhe do të zgjedhë strukturat drejtuese që do të nisin më pas punën për të dhënë kontributin e tyre në zgjedhjet e vitit 2013.