Lumë droge drejt Greqisë, policia: Sekuestrohen 3.7 ton kanabis në 24 orë

Lumë droge në drejtim të shtetit grek. Policia e Gjirokastrës, përmes një konference për shtyp ka dhënë detajet lidhur me 5 operacionet e fundit të realizuara brenda 24 orëve të fundit në jug të vendit, përmes të cilave janë sekuestruar 3.7 ton canabis, 5 automjete që transportonin drogën, ndërsa janë vënë në pranga 7 persona si posedues të lëndës narkotike.Rasti më i bujshëm, ishte ndalimi i autobotit mbrëmjen e së premtes në Kakavijë, në të cilin u sekuestruan 3.3 ton canabis. Lidhur me këtë rast efektivët kanë arrestuar drejtuesin e autobotit, shtetasin Olsi Berhami, 31 vjeç.Sipas policisë autoboti, i cili vinte nga Kruja dhe drejtohej nga Berhami kishte si destinacion Greqinë dhe më pas shpërndarjen e drogës në shtete të tjera.Ndërkaq efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të fshihen pas këtij rrjeti të madh trafikantësh të lëndëve narkotike.