Mblidhet Këshilli Drejtues Kombëtar i LSI, Meta: Zgjedhje me standarte
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar për të diskutuar në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve të 23 Qershorit.Në fjalën e tij, kreu i LSI-së kërkoi anagazhimin e të gjitha forcave politike për të zhvilluar zgjedhje me standarte që do të bëjnë të mundur edhe ecjen përpara në procesin e integrimit."Ky vit është i rëndësishëm, në 23 qershor kemi zgjedhje, dhe ato janë jo vetëm moment elektoral e partiak, por politik e kombëtar, se duhet që vendi të demonstrojë demokraci të konsoliduar e të tregojë se është një vend që meriton marrjen e statusit kandidat dhe kjo është e arritshme nëse arrihet konsesusi mes forcave politike duke bërë të mundur dhe për hapjen e negociatave” tha Meta.Sipas tij, angazhimi i LSI-së, gjatë muajve që vijnë është në funksion të standardeve të zgjedhjeve ndërsa ka bërë sërish thirrje për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli.“Ne kemi fituar me shumë sakrifica të drejtën për te qenë pjesë e administrimit zgjedhor, të tregojnë që bashkëpunimi dhe mirëkuptimi për të arritur standardet se këto janë më të rëndësishëm se gjithçka tjetër. Të mos paragjykojmë zgjedhjet, të mos ekzagjerojmë probleme të caktuara, edhe të funksionimit të piramidës së sistemit zgjedhore, të mos abuzojmë me pjesëmarrjen në organizmat e administratës zgjedhore, do vazhdojmë të angazhohemi për të zhbllokuar integrimin, që po pëson stanjaion të padrejtë, kur dihet se miratimi i tre ligjeve është minimumi i paevitueshëm për statusin, pavarësisht se nuk është gjithçka, politika të marrë përgjegjësitë për të votuar tre ligjet dhe të hedhim një hap për marrjen e statusit” shtoi më tej Meta.Gjithashtu kreu i LSI-së kërkoi nga organizmat e kësaj force politike të vijojnë me rritjen e anëtarësisë duke vlerësuar edhe LGI-në dhe LRI-në në këtë drejtim.