Promovohet libri për Aubrey Herbert, Berisha vlerësime për kontributin e tij

“Aubrey Herbert dhe bërja e Shqipërisë bashkëkohore", i botuar fillimisht në Londër në vitin 2011, vjen në shqip në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar dhe në të përfshihen ditari, letrat, fjalimet dhe artikujt e Aubrey Herbertit të botuara në gazetat britanike të kohës.Kryeministri Berisha mori pjesë në promovimin e librit "Miku më i madh i Shqipërisë”. Kryeministri Berisha përshëndeti autorët dhe të gjithë ata që mundësuan sjelljen e këtij libri edhe në gjuhën shqipe, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm që Aubrey Herbert ka dhënë për kombin shqiptar.“Ne patëm miq të shkëlqyer, si Aubrey Herbert, Edith Durham, patëm të tjerë për të cilët kushdo që lexon historinë konstaton se ishin këshilltarët më të shkëlqyer, më të rëndësishëm të qeverisë së Kongresit të Lushnjës, patëm të tjerë të cilët ndihmuan fuqishëm ndërtimin e institucioneve në këtë shtet. Edhe ata që erdhën gjatë Luftës së Dytë Botërore i përkisnin elitës së kombit të madh anglez. Ata të gjithë kanë shkruar libra dhe monografi, më të mirat që mund të jenë shkruar ndonjëherë për shqiptarët”, tha Kryeministri.Të pranishëm në në këtë event ishin përsonalitete të njohura të vëndit si dhe Ministri i Kulturës Aldo Bumci. Në këtë 100 vjetor të pavarësisë nuk mund të mos mungonte një libër si i autorit Herbert, i cili ka shënuar forma të ndryshme të shkruara që janë të përmbledhura shumë qartë për lexuesin.