Reshjet e dëborës, probleme në disa zona të vendit

Reshjet e dëborës të cilat kanë vijuar përgjatë gjithë natës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa zona të vendit.Sipas informacioneve nga verilindja e vendit, trashësia e dëborës në pikat turistike ka arritur disa centimetra duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve në qarkun e Korçës.Kështu, sipas informacioneve aksi rrugor që të çon drejt pikës turistike të Dardhës është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Gjithashtu,probleme nga dëbora ka pasur edhe në akset rrugore Korçë-Ersekë, Korçë-Kapshticë, Korçë-Pogradec, Korçë-Qafë Thanë, Korçë-Qafë Plloç, Korçë- Qafë Qarri, ku qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.Edhe pse akset e tjera rrugore në qarkun e Korçës janë të kalueshme, policia rrugore u rekomandon drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirat pasi ka shtresa akulli në rrugë.Ndërkohë probleme nga dëbora ka pasur edhe në Qafën e Llogarasë ku mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve.Gjithashtu probleme ka pasur edhe në komunën Pogon dhe Zagorie të rrethit Gjirokastër ku bora arrin nga 20 deri në 25 centimetra dhe lëvizja bëhet me zinxhirë.Ndërkohë mësohet se në komunën Frashër të Përmetit trashësia e dëborës varion nga 40 deri në 50 centimetra dhe lëvizja e automjeteve është e bllokuar.