Dollapi: Situata energjitike ka nisur të stabilizohet
Kompania çeke i ka lënë magazinat pa asnjë bazë materiale në momentin që është larguar. Administratori shtetëror i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, ka akuzuar kompanin çeke per shperdorim te parave te qytetarëve shqiptarë për shpenzime luksi, duke e keqmenaxhuar kompaninë në maksimum.“Unë kam premtuar përkushtim ndërshmëri dhe profesionalizëm në punën tonë dhe duke zbatuar këto jut ë gjithë e keni vënë re se situata është përmirësuar. Ne po bëjmë përpjekje që qytetarët të mos kenë mungesë të energjisë. Në të kaluarën e afërme qytetarëve u ka munguar energjia nga indiferenca për të riparuar defektet. Keqmenaxhimi arriti deri aty sa në magazinat nuk gjendeshin as materialet më elementare. Paratë e arkëtuara nuk përdoreshin për investime por për shpenzime luksoze t ëish-drejtuesve të CEZ-it. Ish-drejtuesit e CEZ-it i shpërdoronin paratë për makina të shtrenjta dhe për rrogat stratosferike. Ish-drejtuesitshpërblenin veten për një punë që nuk e bënin dhe për një shërbim që nuk e jepnin” ka theksuar Dollapi.Akuzat Dollapi i beri ne ceremoninë e prezantimit te drejtorit te ri te CEZ Shprendarje ne qytetin e Gjirokastres, Artim Biraci.Drejtori i ri i CEZ në Gjirokastër Artim Biraci shpalosi prioritetet ne detyren e tij dhe premtoi që do tu kthejë besimin qytetarëve ndaj kompanisë.