SHBA, shqiptari rrezikon 20 vjet burg për grabitje bankash

Gjykata Federale të Newark ka shpallur fajtor 30-vjeçarin shqiptar Shpend Mazari, për grabitjen e gati 500 mijë dollarëve në 2 banka të SHBA-së në vitin 2001.30 vjeçari nga Puka, pranoi dje në Gjykatë se ishte autor i grabitjes së degës së TD Bank në Clifton më 2 nëntor 2011, dhe të TD Bank në Wllington më 30 dhjetor 2011.Mazari përdorte emra të rremë si “Arlind Hyseni” dhe “Luie Belushi,” dhe është deklaruar fajtor për grabitje nga gjykata e Esther Salas.Në dhjetor të 2011 Mazari pasi kisht hyrë në bankë me një pistoletë dhe duke mbajtur në kokë një maskë për ski kishte grabitur 182 mijë dollarë.Ndërsa në grabitjen e nëntorit 2011 në bankën e Clifton, shqiptari ishte veshur me një kapele bejsbolli dhe një shall që mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës dhe kishte vjedhur 286 mijë dollarë.Në lidhje me këto akuza Mazari rrezikon të dënohet me 20 vjet burg dhe një gjobë prej 250 000 dollarësh ndërsa vendimi i dënimit do të jepet më 20 maj 2013.Ndërkohë 30-vjeçari Shpend Mazari është dënuar në Shqipëri me 25 vjet burg në mungesë për vrasje.