Akuzat mbi blutë, Noka: Të paprecedenta. Rama dhe "Rilindasit" e tij të zhytur në krim

Akuzat e opozitës në drejtim të uniformave blu janë rast i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në vendin tonë. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm Flamur Noka përballë drejtorit të Informacionit Patrik Sadikaj në emisionin “One tu One”, duke mohuar cdo akuzë të kryesocialistit Edi Rama në drejtim të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm kaq por duke i quajtur shpifje, dashakeqësi dhe përbalje ndaj policisë, që sipas tij e bëjnë zotin. Rama rast unik në gjithë listën e politikanëve në Europë. Nga ana tjetër Ministri Noka nuk ka kursyer akuzat në drejtim të kreut të selisë rozë, si një person i përfshirë në afera korruptive dhe në lidhje të ngushta me botën krimit, lidhje këto që datojnë që në periudhën kur zoti. Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Noka po ashtu konstatoi se i gjithë grupi i punës me të cilin Rama pretendon të vëjë në shina policinë janë njerëz të përjashtuar nga vetë partia e tij, pikërisht për afera korruptive dhe lidhje me krimin. Sa i përket vendimit të gjykatës për eksponentët e gardës së Republikës lidhur me ngjarjen e 21 janarit, Noka ka refuzuar të japë koment, duke theksuar se nuk është i predispozuar të japë komente as mbi vendimet e gjyqësorit dhe as të akuzës.Pse ky fokus dhe pse këto akuza në këto moment nga opozita në drejtim të policisë së shtetit?Jemi në një prag fushate elektorale dhe në kushte të tilla ka debate, alternativa dhe akuza. Është e vështirë që këto akuza të orientohen në drejtim të Policisë së Shtetit. Misioni i saj është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, sigurimi i jetës së qytetarëve. Në këtë mision duhet të mbështetet dhe inkurajohet. Cështja e akuzave të opozitës, e konsideroj një gjë të paparë në politikë, mund të sulmohet politika, mund të etiketohen problematikat me emra konkretë, por tentativat për të sulmuar policinë e shtetit janë të paprecedenta.Nuk ka asnjë rast në politikën europiane që lideri i opozitës të entimetojë, përbaltë punën e policisë së shtetit. Akuza mund të ngrihen ndaj individëve kur ka fakte, duke filluar nga Ministri, por politikë përbaltëse për gjithë trupën e policisë së shtetit nuk ka asnjë rast. Rama është duke u përpëlitur, në mungesë të gjetjes së alternativave ka zgjedhur vetëm përbaltjen. Rama është i vetmi politikan që ka si synim intimitimin. Në disa nga tryezat e tij ka stisur fakte dhe shifra të paqena. Statistikat nuk mund të fshihen, nuk mund të sajosh apo shpikësh shifra.Kush mund të jetë i interesuar për të sulmuar policinë përvec krimit. Ne kemi paraqitur fakte për lidhjen e zotit.Rama me krimin. Policia nuk është tabelë qitje. Rama është njëri nga më kryesorët që fshihet pas lidhjeve të tij kriminale. Policia e shtetit sot ka rritje të eficensës së saj, rritje të goditjes, profesionalizmit dhe detyrës.Të thuash që policia e shtetit është e tradhëtuar, të bësh krahasim të betejës së policisë me krimin me një ndeshje futbolli ose është amatorizëm dhe se njeh realitetin ose është dashakeqësi. Policia e shtetit sot ka të gjithë paramentrat e saj terësisht të matshme dhe më të mira se asnjëherë.E keni identifikuar se pas kuj fshihet zoti. Rama?Akuzat ndaj tij për lidhje me krimin dihen që kur ai ishte në krye të bashkisë, për lidhjet që kishte me Hakmarrjen për Drejtësi, bandat, lejet e dhëna të ndërtimit.A ekziston mundësia të arrestohet një njeri që akuzohet për gjithë këto gjëra?Ajo është një histori tjetër, nuk i takon policisë.Kemi problematikë me rendin?Ka vetëm një problem, problemi është politik dhe brenda opozitës. Sot opozita trumbeton me të madhe se krimi i organizuar po vret, Rama ose duhet të mësojë cështë krimi i organizuar, ose …. Vrasjet për 2012 janë 125 vrasje me dashje, janë zbuluar 106 prej tyre, janë më pak se në 2011. Zbulueshmëria është në shifra rekord. Janë kryer 15 vrasje për motive pronësie, vrasje të tilla ndodhin në të gjithë botën dhe do ndodhin.Vetëm vrasja e Skerdilaj Konomit ka ndodhur në rrethana të tilla. Kurse vrasjet brenda familjes, ato për pronën nuk i përkasin krimit të organizuar.Armëmbajtja pa leje, pse nuk përfshihet opozita në këtë cështje, janë evidentuar 920 raste me armëmbajtje pa leje, shumë pak prej tyre janë ndaluar me arrest me burg. Ky është një fakt që tregon se ne duhet të ndërhyjmë në kodin penal, ka një iniciativë nga qeveria dhe MD po punon për të shtrënguar sanksionet ligjore në lidhje me këtë cështje.Shih aktivitetin e policisë në luftën kundër drogës, shifrat flasin se kemi trefishim të sasisë së drogave të kapura në vendin tonë, kjo përkthehet në profesionalizëm të policisë. Europol në raportin e saj e tha qartë se Shqipëria nuk është më territor i sigurtë për këtë lloj trafiku. Një nga arritjet për 2012 ishte cështja e menaxhimit të fluksit turistik, historia e radhëve të gjata në kufi mori fund, policia menaxhoi një fluks turistësh shumë më të madh se në vitin e kaluar. Rama flet për aksidente, sigurisht që ka, por kur kemi një numër kaq të madh automjetesh me targa të huaja të futura në vend sigurisht që do të ketë. Fakti që në 2012 ka 130 000 telefonata nga qytetarët në drejtim të policisë tregon se qytetarët kanë besim tek policia. Kur ishin ato rilindasit e Ramës në drejtim të policisë sa telefonata ka pasur? Ka pasur mbi dyfishin e vrasjes, Shqipëria ishte ndër më të preferuarat për trafik droge, sa biznesmenë të zhdukur, sa gra të zhdukura, sa dosje të zhdukura.Ky vit ka pasur vetëm një fenomen negativ, vrasje makabre brenda familjes apo vrasje për pasion. Kriminaliteti është vetëm në ulje, kemi goditur bandat e drogës.Policia është marrë me trajtimin dhe hapjen e ngjarjeve të vjetra. Janë zbuluar 435 vepra penale të vjetra, 137 më shumë se një vit më parë.Ka dhe një çeshtje tjetër, zoti. Rama ka folur për klientelizëm në polici, militantë të veshur, njerëz të inkriminuar në polici, por edhe strukturat drejtuese të policisë?Kur vehet gishti duhet të përmendësh emra dhe ta shoqërosh me fakte. Kjo polici nuk ka më në gjirin e saj të tillë elementë. Të flasësh në hava është kollaj. Ai se vë gishtin, unë po. Elementë të inkriminuar dhe të përjashtuar nga partia e tij i ka të gjithë në tryezë. Pjerin Ndreu, përjashtuar për trafik droge, dhënie gradash në kundërshtim me ligjin, inkriminim, të gjitha këto. Vehbi Myftari, i përfshirë në skandalin e tenderit të pasaportave. Mund të më thoni se c’presë mund ti japin ky ekip policisë së shtetit. Të gjithë të shkarkuar për afera dhe inkriminim. Sot policia është në një stad të pakrahasueshëm me kohën e rilindasve të Ramës. Cila ishte besueshmëria e ndërkombëatrëve lidhur me policinë e shtetit, sot kemi 75 operacione me partnerët tanë. E vetmja polici në rajon që po nëshkruajmë marrëveshjen me Europol.Rilindasve të Ramës su hapeshin as dyert e Interpolit as Europolit. Rama të vejë gishtin.Veprimtaria e Kontrollit të Brendshëm, e ka kryer misionin e saj SHKB-ja?Ajo ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha strukturat për të përmbushur detyrat e saj, brenda 2012 ka referuar pranë Prokurorisë 104 cështje penale. Policia brenda vetes punon për të pastruar policinë nga persona të inkriminuar. SHKB-ja ka luftuar për të pastruar radhët e policisë nga elementë të përzier. Janë dhënë mediatikisht disa raste të punës së SHKB-së dhe do vazhdojë.Rama ju ka etiketuar se papagalloni atë që thotë zoti. Berisha, c’koment keni?Unë jam Ministër i Brendshëm i qeverisë Berisha, kam detyra të përcaktuara nga ligji por dhe prioritete nga qeveria.Nuk bëj komente rreth përrallave që stis Rama. Unë bëj detyrën time si Ministër me qëllim përmbushjen me sukses në përputhje me ligjin dhe detyrimet ndaj qyetarëve.Ndërkaq AK ju ka etiketuar si Ministër i maskave.Nuk merrem me sharlatanë.Struktura e policisë, për 300 ditë Rama ka thënë se do rikompozojë policinë e shtetit?Sot policia e shtetit ka një strukturë jashtëzakonisht të studiuar mirë dhe terësisht funksionale edhe në kushtet e territorit që shtrihet vendi ynë. Rama u flet policëve me gjuhën e rilindasve që masakruan policinë e shtetit. Dhe ju flet me gjuhën e 21 janarit.Vendimi për 21 janarin, gjykata shpalli të pafajshmë dy nga eksponentët e gardës së Republikës, pati reagim të opozitës në Parlament, ju cmund të na thoni?Jemi në 22 vite demokraci, qëllimi i punës ka qenë ndarja e pushteteve. Keni dëgjuar ndonjëherë që unë, apo Ministra të tjerë të jenë përfshirë apo të kenë komentuar cështjet e gjyqësorit, ai është pushtet më vete. Smund të komentojmë vendimin e gjykatës, as të Prokurorisë. Doni të komentojmë ngjarjen, e kemi bërë. Opozita mezi pret një rast që të reagojë, në mungesë të alternativave i mbeten të tilla qëndrime. Në tryezat e tij Rama ka folur edhe për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.Është paturpësi që të sajosh edhe me të vrarët e policisë së shtetit në krye të detyrës, boll që gjeti dy familje që ti hapnin derë. Kjo qeveri ka dhënë mbështetjen maksimale. Vetëm në strukturat e policisë janë të punësuara 38 bashkëshorte të policëve të rënë në krye të detyrës, janë 30 fëmijë që vazhdojnë pa pagesë shkollën në universitete private, 15 në shtet po me bursë, kanë përfituar kredi 98 familje. Të përdhosësh dhimbjen e familjarëve dhe mbi këtë të pretendosh të bësh politikë, ky është makabritet.Zoti. Ministër një cështje që nuk ka kaluar jashtë vëmendjes është ajo e azilkërkuesve, mund të na kthehen vizat?Ne kemi bërë cështë e mundur për të shmangur këtë fenomen. Por fakt është që ka një numër azilkëruesish në Suedi, Belgjikë, Luksemburg, ka filluar edhe në Francë. Por Shqipëria është pakrasimisht problematike kundrejt vendeve të tjera në rajon. Jemi e vetmja qeveri që kemi kërkuar marrëveshje ripranimi për të gjithë azilantët, dhamë shembullin me Belgjikën, jemi në marrëveshje dhe me Suedinë dhe Luksemburgun. Kemi ofruar riatdhesimin e tyre me shpenzimet tona. Shqipëria nuk është shqetësim, është fryrje mediatike e mediave që përkrahin opozitën. Për të gjithë ata që shtetas shqipatarë që kërkojnë azil ne jemi në marrëveshje për ti ripranuar, për ti rikthyer në Shqipëri.Listat e zgjedhësve, jemi ok, jemi në kohë?Sot shqiptarët kanë garanci për saktësinë e të dhënave të listave, kemi sitem të dhënash të dixhitalizuar. Listat janë më të mirat dhe më të saktat që janë afishuar ndonjëherë, janë terësisht të pastra. Mospasqyrimi në disa zona në Tiranë ka të bëjë me mospasqyrimin nga njësitë vendore. Ne besojmë që dublimet të shkojnë drejt zeros.Ka pasur ankesë për mungesë fondesh për ta kryer një gjë të tillë.Është cështje e ezauruar, kemi një fond që ka filluar të shpërndahet.Përdorim i policisë në zgjedhje ka qenë një tjetër shqetësim i opozitës, ka dicka që qëndron këtu?Policia e shtetit ka një ligj mbi bazën e të cilit funksionon, sic ka marrë velrësimin e saj për qëndrimet në zgjedhjet e mëparshme të jeni i sigurt që do të marrë vlerësime maksimale edhe në këtë proces. Ajo do të kryejë detyrimet e saj në përputhje me ligjin, kodin zgjedhor.Jeni sekretar organizativ i PD, është moment i punës për fushatë, si po shkon?Fushata zyrtarisht nuk ka filluar, PD ka filluar përgatitjet për fushatën, PD ndihet në të gjithë territorin e vendit e gatshme, e motivuar dhe e sigurtë për ti fituar këto zgjedhje. Është një qeveri që ka mbajtur premtimet, ka një ndryshim terësor dhe këtë e kemi sjellë ne. Kjo qeveri po ndërton infrastrukturë terësisht moderne, zhduki 220 banda që dominonin në vend, kjo qeveri po lufton me zero tolerancë krimin , korrupsionin, ka implementuar reforma në arsim, shëndetësi. Gjithnjë ka dicka që të mund të bëhet më mirë, por fakti se ky vend ka arritur të përballojë krizën tregon se kjo qeveri ka qeverisur sukseshëm dhe me reforma të sukseshme.A mund të flasim për një koalicion me LSI në këto zgjedhje?Kemi patur dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyer me LSI, jemi të vendosur ta respektojmë deri në fund marrëveshjen. Pas 23 qershorit do të shihni PD me aletatët e saj në qeveri, me marrëveshje të reja.Po statusi?Opozita refuzoi votimin e ligjeve a thua se statusin e merr PD. Është veprim i qartë anti interesave të vendit tonë. Të mbash peng integrimin e vendit tënd, është një tjetër rast i paprecedentë.