Fier, vazhdojnë lëkundjet në Zharrëz, asnjë përgjigje nga aparaturat sizmike

Fier - Lëkundjet e herëpashershmë të ndodhura në Zharrëz vijojnë të shqetësojnë banorët e zonës nëë orët e vona të darkës. Banorët tregojnë se lëkundje kanë ndodhur edhe ditët e fundit, por jo të asaj fuqie si më parë.Dëmet e shkaktuata nga lëkundjet vihen re në çdo ndërtesë të re, ndërsa shtëpitë e vjetra thuajse janë rrënuar tërësisht. Por sipas banorëve është kompania Bankers ajo e cila sjell këto lëkundje për shkak të shpërthimeve që bën në puset e naftës dhe e thonë me bindje këtë fakt teksa tregojnë se me ardhjen e kompanisë në zonë filluan lëkundjet.Ky fakt shpeshherë është kumdërshtuar nga kompania duke i cilësuar natyrore por edhe pse ne zone jane vendosur dy aparatura sizmio-gravimetrike per te matur keto lekundje ende nuk ka nje pergjigje zyrtare rreth shkaqeve qe sjellin lekundjet e fuqishme.Aparaturat ndodhen ne pikat dominante te kodrave qe rrethojne Zharrezen dhe Marinzen. Ne pritje te nje pergjigje zyrtare rreth aktivitetit sizmik te zones, qytetaret qe preken nga lekundjet e herepashershme do te mbeten mes dyshimit nese lekundjet jane natyrore apo njerezore.Oranews.tv