Një Ministër në hetim? Llalla: Nuk e kuptoj pse shqetësohet shumica
Kryeprokurroi Adriatik Lalla i thirrur në Komisionin e Ligjve për progres-raportin është përballur me reagimin e ashpër të deputetëve të mazhorancës, të cilët i kanë kërkuar llogari lidhur me deklaratën e tij publike se ministra të kabinetit Rama janë në hetim.Pandeli Majko sqaroi se nuk zgjidhen në këtë mënyrë problemet e hetimit. Qetësisht Llalla i është përgjigjur se ky konstatim i Majkos është problem i tij, duke lënë të kuptohet se rezultate do dalin nga hetimet.Majko: Deklaratat tuaja se do të ndodhin gjera të jashtëzakonshme nga ato që do marrim vesh nga hetimet? Apo nga ato që thoni nëpër media se po hetoni disa ish-ministra dhe ministra, nuk janë sekrete hetimore këto? Apo po bëni politikë. Flisni qartë dhe hapur para publikut. Kush janë problemet tuaja, çfarë ndihmë doni nga ne? Si do ti përgjigjemi BE për këto që janë shkruar këtu dhe jo me llafe të përgjithshme sikur nuk ka ndodhur asnjëgjë.Llalla: Nëse ju jeni i shqetësuar nga deklaratat e mia publike, mbetet shqetësimi juaj. Unë atë e përmend dhe e ripërmend,e kemi në proces hetimi dhe do të vijoj të hetoj çdo rast për të cilat kemi dyshime. Rezultatet do t’i nxjerrin hetimet konkrete.Ligjvënisit socialist Vasilika Hysi dhe Fatmir Xhafa kanë kërkuar nga Llalla që ta lexojë mirë progress -raportit pasi nuk ka asnjë ndryshim nga viti parardhës.Përtej debateve me deputet e mazhorancës, Llalla ka kërkuar nga qeveria mbështetje dhe kjo të reflektohet në buxhetin e vitit 2015. Për prokurorinë nuk parashikohen më shumë para se 2014.Në fjalën e tij para ligjvënesve kryeprokurori u ndal dhe tek mungesa e pajisjeve për përgjim,problem i cili me këtë buxhet nuk mund të zgjidhet.