Meta me fermerët: Paketa e re fiskale, mbështetje për prodhimin
Tirane- Disa ditë më parë kryetari demokrat apeloi fermerët të bëhen pjesë e protestave.Ndryshe nga akuzat e demokratëve, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka premtuar një mbështeje të madhe për fermerët për vitin e ardhshëm.Në bashkëbisedim me fermerët e Fierit, ku ishte disa ditë më parë edhe kryetari i PD, Ilir Meta tha se paketa e re fiskale është një mbështetje e për prodhimin vendas.Fermerët sipas Metës do të përfitojnë mbështetje dhe subvencionim për plasmasin dhe për vaditjen me pika.Kryetari i Kuvendit shtroi si domosdoshmëri zhvillimin e një tryeze me fermerë dhe me grumbullues për të sqaruar paketën fiskale në mënyrë që të mos ketë moskuptime.Fermerët janë ankuar shpesh herë se pavarësisht premtimeve ata nuk janë duke marë subvencionin e naftës për prodhimet dhe as duke përfituar nga skema të tjera mbështetëse duke rrezikuar kështu prodhimin por edhe tregtimin e prodhimeve të tyre.